Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq ditën e sotme.
Një grua ka qëlluar burrin me të cilin bashkëjetonte me sëpatë. Si pasojë, burri me inicialet N.K 44 vjeç është qëlluar nga Vjollca Shkëmbi 26 vjeç duke i shkaktuar atij plagë në trup.
Fatmirësish, burri ka shpëtuar, ndërsa 26-vjeçarja banuese në Pojan Maliq është arrestuar menjëherë nga policia.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit, por policia ka sqaruar se sherri ka nisur për motive të dobëta.