Ngjarje si nëpër filma! Vëllai vret vëllain pas lidhjes intime me kunatën në Turqi, rrëfimi tek varri zbulon tradhëtinë

Publikuar tek: bota, më 12:59 30-10-2020 Ngjarje si nëpër filma! Vëllai vret vëllain pas lidhjes intime me kunatën në Turqi, rrëfimi tek varri zbulon tradhëtinë

Një ngjarje e denjë për filma, por aspak e pazakontë ka ndodhur në Umraniye të Turqisë.

Hasan Akman është 41-vjeçari i cili hyri në burg pasi vrau një burrë që bashkëshortja e gënjeu duke i thënë se e kishte përdhunuar. Më pas, sapo doli nga burgu Hasani u vra nga vëllai i tij, pasi frikësohej se mos i zbulonte lidhjen intime me gruan e tij.

Gjatë kohës që Hasani ka qenë në burg, vëllai Ecevit Akman kishte krijuar një lidhje intime me kunatën e tij.

Gazeta turke "Milliyet", ka zbardhur të gjithë ngjarjen tronditëse që përfundoi me vëllavrasjen.

Incidenti ndodhi më 20 qershor në Lagjen Cemil Meriç. Sipas pohimit, Hasan Akman u vra nga vëllai i tij Ecevit Akman me një armë në kokë. Ecevit Akman, i cili u ndalua pas incidentit, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg.

Hasan Akman ishte liruar nga burgu për shkak të pandemisë dhe shkoi në shtëpinë e tij. Ndërkohë që vuante dënimin në burg për "përdhunuesin" e gruas së tij, kjo e fundit kishte krijuar një lidhje intime prej dy vitesh me vëllain e tij, Ecevitin.

Gruaja e Hasanit i kishte filmuar me celular kontaktet seksuale me kunatin e saj dhe më pas e kishte kërcënuar Ecevitin se do t'i tregonte burrit për lidhjen mes tyre.

Më pas ata bënë planin për të vrarë Hasanin, në mënyrë që ai të mos e mësonte lidhjen mes vëllait dhe gruas së tij.

Familjarët e Hasanit dhe Ecevitit tregojnë për mediat turke se që kur ajo grua kishte hyrë në shtëpi, aty kishte filluar derdhja e gjakut.

“Ajo kishte një fëmijë dhe vëllai jonë e mori për grua. Një ditë tha se do të shkonte në bankë dhe nuk u kthye gjithë mbrëmjen. Kur erdhi, tha se e kishin përdhunuar. Një ditë, në shtëpinë tonë vjen një burrë dhe ajo i thotë Hasanit që e kishte përdhunuar ai person. Hasani mori thikën dhe e vrau atë burrë, por më pas u zbulua se ai nuk kishte asnjë faj. Pastaj Hasani përfundoi në burg dhe zbuluam se ajo kishte nisur një lidhje me vëllain tjetër, Ecevitin”, tregon motra e tyre.

Familjarët zbulojnë gjithashtu se nusja e shtëpisë, kishte abortuar edhe një fëmijë që e kishte me Ecevitin.

E gjithë ngjarja u zbulua pasi gruaja e Hasanit, kishte shkuar tek varri i burrit dhe motra e dy vëllezërve e kishte ndjekur për ta filmuar.

“Kur shkoi tek varri filloi të rrëfente gjithçka. Aty mësuam çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Ecevitit”, tregojnë familjarët.

Më tej ata shprehen se Ecevit Akman kishte hequr dorë nga vrasja, por nusja e kishte shtyrë që ta qëllonte. Ata i kanë bërë thirrje policisë që të arrestojnë nusen e Hasanit, pasi ajo ëhstë shkaktarja e vrasjeve në familjen e tyre.

"Kjo grua na vrau. Tani nuk po jetojmë. Vëllai im i vdekur është një person i pafajshëm. Unë nuk mund ta pranoj vrasjen e vëllait tim, i cili kaloi kulmin e jetës së tij në burg", tha motra e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz
Tërmeti i fortë në Turqi, reagon Presidenti Erdogan: Të gjitha ekipet janë në terren »
Article Logic
Execution time: 0.012535095214844
array(1) { ["section"]=> string(123) "ngjarje-si-neper-filma-vellai-vret-vellain-pas-lidhjes-intime-me-kunaten-ne-turqi-rrefimi-tek-varri-zbulon-historine-225777" }