Ngjarje tragjike në Greqi, 14-vjeçarja godet me thikë mamanë e saj

Publikuar tek: rajon, më 20:07 06-11-2019 Ngjarje tragjike në Greqi, 14-vjeçarja godet me thikë mamanë e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në Greqi.

Mësohet se një vajzë 14-vjeçare sulmoi me thikë të ëmën gjatë mesnatës.

Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura ishte tronditur dhe ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Sakaq mediat shkruajnë se familja ishte e rregullt dhe jo problematike, bazuar edhe në dëshmitë e fqinjëve. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me vajzat, që qendrojnë me nënë.

Historia e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007321834564209
array(1) { ["section"]=> string(72) "ngjarje-tragjike-ne-greqi-14-vjecarja-godet-me-thike-mamane-e-saj-184948" }