Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cyrih të Zvicrës.
Një burrë me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij dhe më pas, pak metra më tutje ka qëlluar për vdekje edhe veten e tij.
Siç raportojnë mediat vendase, Danilo Nuzzo 38 vjeç vrau me armë bashkëshorten e tij po ashtu me nënshtetësi italiane, Irene Rizzo 35 vjeçe, në qendër të qytetit.
Çifti jetonte prej kohësh në këtë qytet, ndërsa arsyet e krimit janë ende të paqarta. Paraprakisht, policia dyshon se shkak është bërë tradhëtia.
Gruaja ishte punonjëse në filialin e bankës UBS dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht para hyrjes së bankës.