NGJARJE TRAGJIKE/ Vrasin dhe djegin ish-pjesëtarin e UÇK-së, si u gjet brenda makinës së tij

Publikuar tek: rajon, më 11:53 27-02-2020 NGJARJE TRAGJIKE/ Vrasin dhe djegin ish-pjesëtarin e UÇK-së, si u gjet brenda makinës së tij Qerim Kelmendi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i vrarë dhe i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq, të komunës së Pejës. Qerimi ka qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.

Lajmin e rëndë e ka dhënë policia në një njoftim ku thuhej se është gjetur një makinë e djegur në fshatin Zahaq-Pejë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në njoftim.

Më pas policia ka sqaruar se Qerim Kelmendi fillimisht është vrarë e më pas  është djegur makina në të cilën ndodhej brenda.

87767088_3228789020498753_7959543558858342400_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086638927459717
array(1) { ["section"]=> string(97) "ngjarje-tragjike-vrasin-dhe-djegin-ish-pjesetarin-e-uck-se-si-u-gjet-brenda-makines-se-tij-196619" }