Ngjarjet kryesore të parashikuara në botë për vitin 2016

Publikuar tek: bota, më 19:08 30-12-2015 Ngjarjet kryesore të parashikuara në botë për vitin 2016

Zgjedhjet presidenciale në SHBA si dhe Lojërat Olimpike të Rio de Zheneiros dhe kampionati Evropian i futbollit bëjnë pjesë në ngjarjet kryesore për vitin 2016.

Janar

3 - Buenos Aires (Argjentinë): Fillon rallye Dakar 2016. Mbërritja më 16 janar në Rosario (Argjentinë).

11 - Palma De Majorka (Spanjë): Fillon procesi gjyqësor për çështjen e ashtuquajtur Noos, ku do të dëshmojë princesha Cristina, motra e mbretit të Spanjës dhe bashkëshorti i saj.

16 - Taipei (Tajvan): Zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.

24 - Portugali: Zgjedhje presidenciale.

28 - Hagë/CPI: Fillon procesi për ish-presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo dhe ish-kreun e milicisë Charles Ble Goude për krime kundër njerëzimit.

Hanoi (Vietnam): Kongresi i 12-të i Partisë Komuniste vietnameze, ku do të zgjidhet dhe një drejtues i ri.

Shkurt

4 - Londër (Britani): Konferencë humanitare për refugjatët sirianë, me pjesëmarrjen e kryeministrit britanik, David Cameron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

12- Meksiko (Meksikë): Vizitë e Papa Françeskut.

18-19 - Bruksel/BE: Samit i Këshillit Evropian që do të shqyrtojë ndryshimin e kushteve të përkatësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

18 - Uganda: Zgjedhje presidenciale. Presidenti, Yoweri Museveni, në këtë post që prej 30 vitesh, është më favorit.

21 - Nigeri:  Zgjedhje presidenciale dhe legjislative.

26 – IRAN – Zgjedhje legjislative.

26 – ZYRIH (Zvicër) – Zgjedhje për presidencën e FIFA-s.

28 – BENIN – Zgjedhje presidenciale.

Mars

1 – SHBA – Super e Marta: Nëntë shtete si dhe Teksasi zgjedhin të deleguarit e tyre në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.

5 – SLLOVAKI – Zgjedhje legjislative.

BAIKONUR (Kazakistan) – Lëshimi i sondës ruso-evropiane ExoMars 2016 që do të transportojë një satelit të vogël të quajtur Schiaparelli. Mbërritja e parashikuar në muajin tetor pranë Marsit.

Prill

10: PERU – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

13 – KORE E JUGUT – Zgjedhje legjislative.

16 – KUBË – Kongresi i Partisë Komuniste.

24 – MAQEDONI – Zgjedhje legjislative.

Maj

5 – LONDËR – Zgjedhja e kryetarit të ri të Bashkisë.

– IRLANDA E VERIUT/SKOCI/WELLS – Zgjedhje rajonale.

9 – FILIPINE – Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

16-19 – KOPENHAGEN – Konferencë botërore “Women Deliver” për shëndetin, të drejtat dhe mirëqënien e grave me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara.

26 – JAPONI – Samiti i G7-s.

KORE E VERIUT – Kongresi i parë i Partisë së Punëtorëve.

Qershor

10 – FRANCË – Euro-2016 e futbollit (deri më 10 korrik).

ISLANDË – Zgjedhje presidenciale.

Korrik

8-9 – VARSHAVË – Samit i NATO-s.

18-21 – CLEVELAND (SHBA) – Konventa e Republikanëve për të zgjedhur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

25-28 – FILADELFIA (SHBA) – Konventa e demokratëve për të zgjehdur kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

25-31 – KRAKOVI (Poloni) – Dita botërore e rinisë me Papa Françeskun.

Gusht

5-21 – RIO DE ZHANEIRO – Lojërat olimpike.

Shtator

4-5 – HANGZHOU (Kinë) – Samiti i G20-s.

18 – RUSI – Zgjedhje legjislative.

26 – SHBA – Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve të zgjedhur për presidencialet. Dy debatet e tjera do të zhvillohen më 9 dhe 19 tetor.

MAROK – Zgjedhjet legjislative.

HONG KONG – Zgjedhje në këshillin legjislativ.

Tetor

23-30 – BULLGARI – Zgjedhje presidenciale.

Nëntor

2 – NIKARAGUA- Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

7-18 – MARRAKECH (Marok) – Konferenca për klimën COP-22.

8 – SHBA: Zgjedhje presidenciale.

RUMANI – Zgjedhje legjislative.

Dhjetor

1 – GAMBIE – Zgjedhje presidenciale.

4-17 – KANKUN (Meksikë) – Konferencë e OKB-së për biodiversitetin

(Atsh)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030716896057129
array(1) { ["section"]=> string(62) "ngjarjet-kryesore-te-parashikuara-ne-bote-per-vitin-2016-28883" }