Ngjarjet me tifozët shqiptarë në miqësoren ndaj Italisë, Federata merr masa për sfidën ndaj kuqezinjve

Publikuar tek: sport, më 20:27 14-11-2016 Ngjarjet me tifozët shqiptarë në miqësoren ndaj Italisë, Federata merr masa për sfidën ndaj kuqezinjve

Miqësorja e zhvilluar më 24 mars të këtij viti mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila u zhvillua në “Marasi” të Xhenovas do të mbahet mend nga të gjithë tifozët shqiptarë dhe ata italianë për numrin e lartë të tifozëve kuqezi në stadium.

Por, invadimi individual i fushës nga disa tifozë shqiptarë gjatë takimit vendosi jo pak në siklet organizatorët e takimit, por edhe vetë ekipin e Shqipërisë.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Federata e Futbollit të Italisë është duke menduar të marrë masa të rrepta për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes që “axurrët” do të zhvillojnë ndaj kuqezinjve më 24 mars të 2017-ës për Eliminatoret e “Rusi 2018”.

Tre janë stadiumet të cilat po studiohen si opsione për t’u zhvilluar ky takim. “Renzo Barbera” i Palermos, “Stadio Friuli” i Udines dhe “Mapei Stadium-Citta del Tricolore” të Rexhio Emilias. Të tre këta stadiume kanë kapacitet të ulët, çka mundëson një numër të vogël tifozësh shqiptarë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019089937210083
array(1) { ["section"]=> string(107) "ngjarjet-me-tifozet-shqiptare-ne-miqesoren-ndaj-italise-federata-merr-masa-per-sfiden-ndaj-kuqezinjve-59510" }