Ngjashmëria e politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:02 26-03-2020 Ngjashmëria e politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Nga Roland Qafoku

Ai që thotë që Kosova është një hap para nesh. Ai që thotë që politikanët e Kosovës janë më ndryshe se ne. Ai që thotë se politika e Kosovës është më e emancipuar se ne, e të tjera si këto, gabon.

Gabohet rëndë, madje rëndë fare. Politika e Kosovës është e njëjtë, me politikën e Shqipërisë. Janë dy pika uji që funksionon me rregullin “për hir të interesit personal, të ngushtë vetjak nuk dua t’ia di për interesin e kombit”. Ëshë e njëjta tipologji sjelljeje. Është një klasë politike që nuk ndryshon nga kjo e jona. Është pothujse me aktorë që sillen njësoj, që duan vehten njësoj, që shteti është në fund dhe prej tij duan vetëm të mira materiale. Rasti i djeshëm i rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit është më unikali.

Deri dje, në historinë e kryeministrave të kombit shqiptar, rekordmenë të qendrimit jetëshkurtër në detyrë ishin Qazim Koculi me 1 ditë, Hasan Prishtina me 5 ditë dhe Idhomen Kosturi me 14 ditë, të tre këta në shtetin shqiptar. Tani i katërti në radhë, në dy shtetet e kombit shqiptar është Albin Kurti me 51 ditë.

Veçse mos të harrojmë, Koculi, Prishtina, dhe Kosturi ishin kryeministra 97 vjet më parë, në vitin e largët 1923, ato kohë kur për shkak të brishtësisë së shtetit, qeveritë rrëzoheshin si gjethet e vjeshtës. Ndërsa Kurti në vitin 2020 dhe në një moment të rëndësishëm për Kosovën. Kjo është në të njëjtën kohë, njolla më e madhe e turpit për politikën kosovare për faktin se fakti se ky rrëzim u bë në kohën e një pandemie botërore.

Ah, sa për ata që thonë se fjalimet e deputetëve të Kosovës nuk ishin të nivelit të homologëve në Tiranë, gabohen rëndë. Është e vërtetë që parlamenti i Shqipërisë degradoi në “kërpërata e kaçurrelsa”, por në këto tre dekada nuk mund të krahasosh kurrë këtë nivel me atë të Kosovës. Besohet se prurjet më cilësore në Tiranë ka qenë parlamenti i viteve 1991-1992 me deputetët më intelektualë që ka patur për kohën.

Po a mund të themi ne që ai parlament ku shumica ishin anëtarë të PPSH të jetë më i vlerësuari? Parlamenti i Kosovës ende nuk ka arritur të ketë oratorë si Ben Blushi, Fatos Nano, Edi Rama, Sali Berisha, Sokol Olldashi, Astrit Patozi, që kanë mbajtur fjalime dhe kanë bërë debate që vërtetë sot na merr malli, por që ende nuk janë arritur nga politikanët e Kosovës.

91397620_2709146515998135_856545430920495104_n.jpg90927766_2709146625998124_1977176946194251776_o.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.008246898651123
array(1) { ["section"]=> string(59) "ngjashmeria-e-politikaneve-te-kosoves-dhe-shqiperise-200119" }