Ngjela-Berishës: Pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, nuk ka revolucion me miell

Publikuar tek: barometri, më 07:31 13-04-2018 Ngjela-Berishës: Pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, nuk ka revolucion me miell

Avokati Spartak Ngjela me anë të një postimi ka ironizuar protestën e opozitës ditën e sotme, kur këta të fundit sulmuan kryeministrin Rama me miell.

Ngjela ka shkruar se revolucionet kanë ardhur gjithmonë me armë zjarri e me shpata, por me miell kurrë nuk është rrëzuar një qeveri, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se kjo ide reagimi nga ana e opozitës është frymëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sakaq, avokati ka shtuar se Berisha po pret pa gjumë ndërshkimin e tij për korrupsion.

“Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t'ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.
Dhe pastaj?
Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi”, ka shruar Ngjela.

POSTIMI I PLOTË:

Revolucioni i miellit Berisha.

Ka pasur revolucion me herqe dhe shigjeta?
Po, ka pasur. 
Ka pasur ndonjëherë revolucion me shpata?
Po, ka pasur. 
Po revolucion me armë zjarri, a ka pasur?
Po, shumica e revolucioneve me armë zjarri janë bërë.
Po revolucion me miell, a ka pasur ndonjëherë në historinë e gjetë të shtetit?
Jo. Deri tani nuk njihet ndonjë revolucion me miell; por ka pasur disa revolucione për miell e për bukë.

Po revolucion i Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, u bë me miell. Si ndodhi?
Kjo mund jetë një risi në historinë moderne.

Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t'ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.
Dhe pastaj?
Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02626895904541
array(1) { ["section"]=> string(92) "ngjela-berishes-pretendon-se-mundi-komunizmin-me-dy-gishta-nuk-ka-revolucion-me-miell-116714" }