Ngjela: Meta tregoi sot se donte që të digjej Kuvendi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:29 11-09-2019 Ngjela: Meta tregoi sot se donte që të digjej Kuvendi Avokati Spartak Ngjela

Akovati i njohur Spartak Ngjela thotë se presidenti Ilir Meta tregoi ditën e sotme që donte që të digjej Kuvendi.

Duke komentuar deklaratën e Metës, Ngjela tha se me ato që Presidenti u tha gazetarëve sot pasdite, provoi se ka dashur dhe vet djegien e Kuvendit.

"Presidenti nuk e ka në koptencë të anulojë datë e zgjedhjeve. Presidenti nuk e rrëzon dot akuzën se e bëri se donte t'i hidhte benzinë zjarrit. E aprovoi sot. Çështja qëndron se deri tani ne dimë sa ai paska marrë një informacion por me qëndrimin e tij na provoi se paska dashur djegien e Kuvendit", tha Ngjela ne Repolitix.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta tregoi në Komisionin Hetimor të ngritur për të se, anuloi datën e zgjedhjeve në 30 qershor pasi kishte informacione të besueshme se do të tentohej të digjej Kuvendi, dhe për këtë u tregua i gatshëm që të dorëzonte dhe informacionin nëse kërkohej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(59) "ngjela-meta-tregoi-sot-se-donte-qe-te-digjej-kuvendi-178126" }