Ngjela: Moska, Beogradi e Athina janë prezente në politikë e media, ajo e emisionit u pre kur i thashë se...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:40 26-05-2020 Ngjela: Moska, Beogradi e Athina janë prezente në politikë e media, ajo e emisionit u pre kur i thashë se... Avokat Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se ndikimi rus, serb dhe grek janë prezent në vendin tonë përmes klasës politike dhe medias.

 

Lidhur me deklaratën e presidentit Meta se shembja e Teatrit Kombëtar i intereson lobit serb në SHBA, Ngjela tha se nuk ka dijeni për rastin konkret, por u shpreh se Moska, Beogradi e Athina janë prezente në Shqipëri.

Ngjela tha në emisionin “Real Story” se ka qenë i ftuar në një emision televiziv shqiptar, që sipas tij është televizion pro-rus.

“Di që Moska, Beogradi, deri diku dhe Athina këtu janë prezente në klasën politike, në media. Unë i dalloj mediat që janë me Moskën menjëherë. Kam qenë në një emision unë, që e dalloi dhe ajo që bënte emisionin. I thashë unë që ka thënë zëvendës presidenti amerikan që Rusia e ka të pamundur në Shqipëri. U prenë të dy. Ata janë këtu, me pagesë janë. Ti mendon se Toptani e bënte për ndonjë bindje? Për para e bënte…” tha avokat Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092020034790039
array(1) { ["section"]=> string(109) "ngjela-moska-beogradi-e-athina-jane-prezente-ne-politike-e-media-ajo-e-emisionit-u-pre-kur-i-thashe-se-207930" }