Ngjela: Ndërhyrja e Ambasadores Kim ndihmë e madhe për Shqipërinë, politikanët janë hajdutë ordinerë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 05-06-2020 Ngjela: Ndërhyrja e Ambasadores Kim ndihmë e madhe për Shqipërinë, politikanët janë hajdutë ordinerë Avokat Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela thotë se ndërhyrja e ambasadores së SHBA Yuri Kim për Reformën Zgjedhore ishte një ndihmë e madhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për RTV Ora, Ngjela u shpreh se politikanët shqiptarë janë hajdutë ordinerë.

“Sukses i madh për personalitetin e Shqipërisë. Turpi i politikës shqiptare është korrupsioni. Këta janë hajdutë ordinerë. E dinë që janë vjedhës dhe po marrim masa për t'i hequr. Kanë bërë pallate. Ndërhyrja dhe presioni i ambasadores amerikane ka qenë një ndihmë e madhe që i dha Shqipërisë. Kështu flitet me bandat. Me korrupsionin flitet me atë gjuhë. Vjedhësi i kapur është me psikik të acaruar. Po të mos ketë forcë, asgjë nuk e bën dot. Ku është forca amerikane, mos ka gjë ushtri këtu? Jo, thjesht i ka të kapur. I gjithë korrupsioni shqiptar është i kapur. Dokumentet i kanë ata dhe këto ja nxjerrin. Që të hysh në politikë me post zyrtar, nuk duhet të kesh shkelur asnjë ligj se je skllav”, tha avokat Spartak Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099239349365234
array(1) { ["section"]=> string(105) "ngjela-nderhyrja-e-ambasadores-kim-ndihme-e-madhe-per-shqiperine-politikanet-jane-hajdute-ordinere-209209" }