Ngjela: Një mik nga Gjermania më tha se kusht për në BE keni neutralizimin kriminal të Sali Berishës

Publikuar tek: politike, më 16:35 24-04-2016 Ngjela: Një mik nga Gjermania më tha se kusht për në BE keni neutralizimin kriminal të Sali Berishës

Avokat Spartak Ngjela, shprehet i bindur se, ashtu si kundër Serbia kishte kusht për prespektivën e saj perëndimore dërgimin e Millosheviçit në Hagë, edhe Shqipëria ka një kusht që e ngadalëson në garën me Serbinë drejt Bashkimit Europian.

Sipas një mikut gjerman të avokat Ngjelës, kushti i Shqipërisë ka qenë “neutralizimi kriminal i Sali Berishes dhe klanit te tij".

Statusi i Ngjelës:

“Koha, tani e me tej, është e shqiptarëve...

Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?

Po shoh se po ka shumë përkrahje perëndimore. Sidomos gjermane.

Por...në fakt kanë vepruar në menyre drastike kundër Miloshevicit. E dërguan në Hagë si kriminel lufte. Ky ishte kushti për perspektivën e tyre perëndimore drejt Bashkimit Europian.

Serbët duan të hyjnë para nesh në Bashkimin Europian. Kjo është gara jonë e kohës. Po ne ku jemi?

"Edhe ju, kusht për BE, keni pasur neutralizimin kriminal të Sali Berishes dhe klanit te tij" - më tha miku im A. T. nga Gjermania.

Po kush ta realizonte këtë kusht: Meta dhe Rama?

Ka njëqind vjet që korrupsioni i degraduar politik shqiptar luan kundër shqiptarëve, prandaj sokëllin Saliu "rrembeni armet", se e di që, që të gjithe të korruptuarit që drejtojnë, janë kundër shqiptarëve.

Por tani ka ardhur fundi.

Çfarë pret, zoti Rama, mos do që të vihesh edhe ti kusht? Vepro sa më shpejt me Reformen në Drejtesi, se nuk eshte "qesharak" Saliu në thirrjen e tij, por një bandit antishqiptar që urren shqiptarët.

Leri "nenet zbutës" për Saliun, por, fute që këtë javë draftin e Reformës në Parlament!... se çdo zvarritje, nuk është më shume kunder shqiptarëve, sesa kunder teje.

Koha, tani e më tej, nuk eshte më e korrupsionit politik shqiptar, por e vetë shqiptarëve.”

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0074701309204102
array(1) { ["section"]=> string(105) "ngjela-nje-mik-nga-gjermania-me-tha-se-kusht-per-ne-be-keni-neutralizimin-kriminal-te-sali-berishes-38549" }