Ngjela: Serbia duhet të zgjedhë mes degradimit ekonomik dhe njohjes së Kosovës

Publikuar tek: politike, më 23:41 16-02-2020 Ngjela: Serbia duhet të zgjedhë mes degradimit ekonomik dhe njohjes së Kosovës

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Serbia ka dy mundësi; të pushtojë sërish ushtarakisht Kosovën, ose ta njohë atë.

Ai shprehet se e para, pushtimi ushtarak, s’ka gjasa të ndodhë, ndaj argumenton se për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe që Kosova ka vendosur, Serbia ndodhet mes dy zgjidhjeve: Të degradojë ekonomikisht ose të njohë Kosovën.

Shkrimi i plotë i Ngjelës:

Nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s'do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.

A ka mundësi e para?

Jo. Sepse, a është në gjendje Serbia t'i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.

Kjo është pamundësi absolute.

Po e dyta?

Kjo e dyta, njohja e Kosovës, është mundësia, sepse taksa Haradinaj e dëmton dhe po e çon drejt degradimit serioz ekonomik Serbinë.

Pse?

l.

Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa Haradinaj zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë. Humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t'u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesëve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Humbja serbe e deklaruar është rreth psëqind milionë euro në vit, por ky është vetëm fakti, po, sa është refleksi i këtij fakti në qarkullimin e monedhës vendase në Serbi? Kush do ta paguajë humbjen e prodhuesëve vendas? Pastaj, duhet të kuptohemi: 500 milionë euro në vit nuk janë dinarë, por valutë e fortë, sepse janë eksporte. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si po ndihen importet e Serbisë nga vendet e zhvilluara perëndimore pas një humbjeje kaq të madhe në valutë të fortë? Po investimi i teknologjisë; po paratë për të blerë pajisje ushtarake? Në fakt, ka shumë aspekte, prandaj, taksa është arma më e Forte e shqiptarëve sot kundrejt armikut të tyre shekullor, Serbisë.

Por nuk duhet të harrojmë edhe një gjë: Kosova është në eurozonë, dhe ky ka qenë interes shumë i madhë fitimprurës për Serbinë.

ll.

Po vendet perëndimore pse po e kërkojnë heqjen e taksës, në një kohë kur ajo taksë e çon drejt falimentimit Serbinë?

Sepse kuptohet që politikisht nuk e pranojnë dot falimentimin apo degradimin ekonomik të Serbisë. Ka investime të mëdha perëndimore në Serbi, dhe kuptohet që, shumica janë kredi të dhëna nga bankat dhe investime të kapitalit perëndimor.

Të gjitha këto rrezikohen nga degradimi ekonomik progresiv në rritje i Serbisë si shtet. Ka edhe diçka: nga duhet të shkojë Serbia, nga BE apo drejt Rusisë? Edhe kjo pyetje ngrihet politikisht në Perëndim, bashkë me degradimin ekonomik të Serbisë

Atëherë?

lll.

Janë dy interesa në përplasje te taksa Haradinaj: interesi i Perëndimit që Serbia të mos dëmtohet deri në një degradim ekonomik që do të kërkojë rimëkëmbje; dhe interesi i shqiptarëve që Serbia të zgjedhë: ose njohje të Kosovës ose degradim ekonomik.

Kjo është loja politike. Të gjitha palët në këtë lojë politike janë të prekura, vetëm Kosova dhe shqiptarët janë në fitim.

Po politika shqiptare e Shqipërisë? Ku është në gjendje ta kuptojë politika shqiptare në Tiranë këtë, ajo ka një shekull që nuk luan për interesin shqiptar.

Por, koha ka ndryshuar.

Politika e Kosovës po i ndihmon thekshëm çështjes shqiptare dhe shqiptarizmit.

Ka njëzet vjet tashmë që koha historike është me Shqiptarët. Por ne shqiptarët duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë shans që na erdhi pas 140 vjetësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088398456573486
array(1) { ["section"]=> string(84) "ngjela-serbia-duhet-te-zgjedhe-mes-degradimit-ekonomik-dhe-njohjes-se-kosoves-195431" }