Ngjela SHERR me avokaten Bozheku: Je ende e re në zanat!

Publikuar tek: aktualitet, më 22:14 14-03-2019 Ngjela SHERR me avokaten Bozheku: Je ende e re në zanat!

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në ‘360 Gradë’ në Ora News, teksa po diskutonte në lidhje me temën ‘Për kë punon koha, për qeverinë apo opozitën?’, është përfshirë në debate të forta.

Një ndër debatet ka qenë me avokaten Enida Bozheku për vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Pjesë nga biseda: 

Bozheku: Ne nuk kemi një Parlament që ikin 70 veta në bllok dhe t’i zëvendësojmë me të tjerë nga dhjeta e poshtë. 

Ngjela: Di ta zgjidhësh si kazus? Nuk jep zgjidhje. Ke zgjidhje?

Bozheku: Po! Unë e kam! Po më lini ta them. Në këtë momente është roli i Presidentit të Republikës, i cili duhet të marrë në një tryezë të gjitha palët. Ti mund të tundësh kokën.

Ngjela: Ai nuk mund të emërojë parlamentarët. Si zgjidhet?

Bozheku: Shkohet në zgjedhjet e parakohshme.

Ngjela: Bravo! Je ende e re për të zgjidhur kauzat. Je shumë e re në zanat.

Bozheku: Edhe ju jeni i ri. 25 vitet e fundit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027087926864624
array(1) { ["section"]=> string(61) "ngjela-sherr-me-avokaten-bozheku-je-ende-e-re-ne-zanat-156466" }