Ngjela: Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta, t’i tregohet vendi me forcën e shtetit (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 14-11-2019 Ngjela: Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta, t’i tregohet vendi me forcën e shtetit (E plotë) FotoMontazh: Spartak Ngjela - Ilir Meta

Avokat Spartak Ngjela shkruan se Presidenti Meta është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin, ndaj sipas tij duhet të shkarkohet menjëherë.

Ngjela thotë se mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën sepse nëse Parlamenti do të votonte PRO, Presidenti do të ishte pa forcë juridike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit... Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësin e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti”, shkruan ndër të tjera avokat Spartak Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË I AVOKATIT:

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

I.
Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.

Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.

Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.

Kjo është e vërteta.

II.
Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.

Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.

Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.

Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll.
Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit...

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësin e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t'i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027259111404419
array(1) { ["section"]=> string(94) "ngjela-te-shkarkohet-menjehere-ilir-meta-t-i-tregohet-vendi-me-forcen-e-shtetit-e-plote-185913" }