NGJETHËSE/ Gazetari shqiptar shkruan nga Italia: Njerëzit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa pasur askënd pranë për t’i dhënë përqafimin e fundit

Publikuar tek: bota, më 10:50 13-03-2020 NGJETHËSE/ Gazetari shqiptar shkruan nga Italia: Njerëzit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa pasur askënd pranë për t’i dhënë përqafimin e fundit ilustruese

COVID 19 tashmë ka pushtuar botën dhe Italia është një nga shtetet që po përballet egër me të.

Ka shkuar në 1016 numri i të vdekurve dhe 12 mijë e 839 numri i të infektuarve nga të cilët 1153 në gjendje kritike për jetën.

Ndërkaq, gazetari shqiptar i Le Iene, Taulant Kopliku, i karantinuar në shtëpi, shkruan referuar rrëfimeve të mjekëve në vendin fqinj se të moshuarit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit pa patur mundësi të japin përqafimin e fundit.

“Rrëfimet e orës së fundit të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve italiane janë shokuese dhe të mbushura me dhimbje. Ata tregojnë për të moshuar që vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa patur pranë asnjë të afërm për t’i dhënë përqafimin e fundit e duke kërkuar dëshpërimisht të shohin djemtë, vajzat dhe nipërit e tyre. Ata po vdesin në vetmi dhe po varrosen po ashtu në vetmi.

Sot u kapërcye numri 1000 viktima. Çdo fjalë më shumë është e tepërt”, shkruan Kopliku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga koronavirusi, Nepali anullon ngjitjet në malin Everest
Koronavirusi, Ministri i Brendshëm i Australisë rezulton pozitiv, u takua edhe me vajzën e Trump »
Article Logic
Execution time: 0.010876893997192
array(1) { ["section"]=> string(160) "ngjethese-gazetari-shqiptar-shkruan-nga-italia-njerezit-po-vdesin-te-izoluar-ne-dhomat-e-spitalit-pa-pasur-askend-prane-per-t-i-dhene-perqafimin-e-fundit-198484" }