“Ngjyrat e Shqipërisë”, fotot që tregojnë më të mirën e vendit

Publikuar tek: kulture-art, më 15:35 22-10-2015 “Ngjyrat e Shqipërisë”, fotot që tregojnë më të mirën e vendit Foto fituese

“Colouros of Albania” u zhvillua si një nismë për të promovuar Shqipërinë brenda dhe jashtë vendit, duke përcjellë perceptimin personal mbi turizmin, kulturën, historinë, artin, mjedisin etj.

Fotografë profesionistë dhe amatorë që kanë udhëtuar nëpër Shqipëri, me aparatin e tyre kanë treguar më të mirën e vendit tonë.

Fitues i projektit është shpallur Nëntor Oseku me foton e realizuar në plazhin Gjipe në jug të vendit, ndërsa në vend të dytë janë renditur disa foto të realizuara nga Adil Brahimi; Anastasiya Krivosheeva; Arton Krasniqi; Brisilda Gjashi; Gert Deda; Imelda Alla; Ina Cici; Meriton Nallbani; Riza Hylviu; Silvia Azizaj.

Më shumë se 8.000 fotografi u paraqitën gjatë këtij konkursi, i cili kishte si qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Në përbërje të jurisë ishin artistë, fotografë profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Fotografitw do të shfaqen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor 2015.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038964986801147
array(1) { ["section"]=> string(65) "ngjyrat-e-shqiperise-fotot-qe-tregojne-me-te-miren-e-vendit-23731" }