‘Ngrihet grupi negociator i bisedimeve për aderimin në BE’, Cakaj: Skuadër profesionistësh, të mbështetet nga të gjithë

Publikuar tek: politike, më 17:45 29-05-2020 ‘Ngrihet grupi negociator i bisedimeve për aderimin në BE’, Cakaj: Skuadër profesionistësh, të mbështetet nga të gjithë Gent Cakaj

Është ngritur tashmë grupi i negociatorëve përgjegjës për bisedimet në lidhje me aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë me dije ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një shënimi në facebook, Cakaj thotë se grupi përbëhet nga profesionistë të të gjitha fushave, dhe kësisoj duhet të gëzojë mbështetjen e të gjithëve, pa përjashtim.

Postimi i Gent Cakaj

Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë...

Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!

Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t'i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093538761138916
array(1) { ["section"]=> string(121) "ngrihet-grupi-negociator-i-bisedimeve-per-aderimin-ne-be-cakaj-skuader-profesionistesh-te-mbeshtetet-nga-te-gjithe-208317" }