Ngrihet Këshilli i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ‘sfidon’ kryeministrin e Greqisë: Në tetor do të marrim lajm të mirë nga BE

Publikuar tek: politike, më 12:42 11-09-2019 Ngrihet Këshilli i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ‘sfidon’ kryeministrin e Greqisë: Në tetor do të marrim lajm të mirë nga BE Taulant Balla

Ditën e sotme u konstituta Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

Në seancën e parë për periudhën 2019-2023 u rizgjodh në krye të këtij këshilli Bukurosh Stafa. I pranishëm në konstituimin e organit më të lartë legjislativ të qarkut Elbasan ishte i pranishëm dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ai i vlerësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit si demokratike dhe legjitime për aq kohë sa çdo partie nuk iu mohua e drejta për të garuar.

Në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, Balla u shpreh besimplotë se në muajin tetor Shqipëria do të marrë përgjigje pozitive për çeljen e negociatave duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë kryeministrit të Greqisë Kiriako Mitsotakis, i cili pak ditë më parë refuzoi çeljen e negociatave për hyrjen në BE të vendit tonë nëse nuk respektohet minoriteti grek në Shqipëri. Ndër të tjera, numri 2 Partisë Socialiste konfirmoi se implementimi i Reformës Zgjedhore është prioriteti kryesor i këtij sesioni parlamentar.

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kane qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplotë se më tetor do të kemi një lajm të mirë për rrugën drejt BE- se. Kuvendi është i angazhuar në vijim të punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi që presidenti takon Ballën, për mua nuk përbën lajm”, deklaroi Balla para anëtarëve të Këshillit të Qarkut të Elbasanit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072009563446045
array(1) { ["section"]=> string(132) "ngrihet-keshilli-i-qarkut-te-elbasanit-taulant-balla-sfidon-kryeministrin-e-greqise-ne-tetor-do-te-marrim-lajm-te-mire-nga-be-178065" }