Ngrihet Taks-Forcë për monitorimin e administratës gjatë fushatës zgjedhore

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 02-06-2017 Ngrihet Taks-Forcë për monitorimin e administratës gjatë fushatës zgjedhore

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për ngritjen e një Taks-Force e cila do të bëjë të mundur monitorimin e Administratës Publike gjatë fushatë zgjedhore.

Në krye të monitorimit do të jetë zv.kryeministrja Ledina Mandija.18901488_135522070332292_982890999_o.png

Vendimi cakton masat që do merren nëse gjatë monitorimit të fushatës zgjedhore, administrata merr pjesë në aktivitete politike.

Vendimi i plotë

V E N D I M PËRMARRJEN E MASAVE DHE MONITORIMIN E VEPRIMTARISË, SJELLJES APO PËRDORIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, FINANCIARE DHE LOGJISTIKE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE, GJATË PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET NË KUVENDIN E SHQIPËRISË PËR VITIN 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 7, 63, pika 4, 78, pika 5, e 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave.

 V E N D O S I:

1. Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017, me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

 2. Në kuptim të këtij vendimi: – Administratë shtetërore është administrata nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, sipas nenit 1, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ku përfshihen institucionet e përmendura në pikën 2, të nenit 4, të këtij ligji, ndaj të cilëve ky vendim do të zbatohet; – Punonjës të administratës shtetërore, ndaj të cilëve zbatohet ky vendim, sipas statusit të tyre janë nëpunës civilë dhe punonjës administrativë, në përputhje me përkufizimet e dhëna në nenin 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe punonjës të tjerë civilë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me Kodin e Punës; – Funksionarë kabineti janë nëpunës të administratës, sipas përkufizimit të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, ndaj të cilëve nuk zbatohet ky vendim; – Punonjës policie, punonjës të shërbimit të jashtëm, të përmendur në nenin 3, të ligjit nr.152/2013, si dhe punonjës të tjerë, statusi i të cilëve ose elementë të tjerë rregullohen me ligje të posaçme, janë punonjës të administratës shtetërore, ndaj të cilëve, përveç dispozitave të përgjithshme të këtij vendimi, do të zbatohen edhe dispozitat e veçanta për secilën prej kategorive të përmendura, për çdo rast, në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë vendim

3. Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

 4. Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

 5. Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ­ve, KQV­ve dhe GNVve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil.

6. Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdolloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

 7. Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

8. a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor; 9. b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht; 10. c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike. 11. Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet: – të jetë anëtar i një partie ose organizate politike; – të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.

9. Punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet: – të sillet dhe të mbajë qëndrime që cenojnë natyrën e depolitizuar të Gardës; – anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike.

10. Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet: – të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cenojnë natyrën e depolitizuar të institucionit; – anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike; – të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje.

11. Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet: – të jetë anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik; – të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre.

12. Punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

13. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore, për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të veprimtarisë së tyre institucionale, mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës shtetërore, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 25 qershor 2017.

14. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të kontrollojnë në mënyrë periodike veprimtarinë e nëpunësve nën varësinë e tyre, me qëllim shmangien dhe parandalimin e nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. Për efekt të zbatimit të kësaj pike, përveç masave të tjera, titullarët janë të detyruar që të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare të internetit, duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ikën Ardian Çela sipas marrëveshjes Rama-Basha, ja emri i drejtorit të ri të OSHEE
Tronditen pushuesit, gjejnë trupin e mbytur të një burri në plazhin e Durrësit »
Article Logic
Execution time: 0.014392852783203
array(1) { ["section"]=> string(81) "ngrihet-taks-force-per-monitorimin-e-administrates-gjate-fushates-zgjedhore-80950" }