Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Meta letër ‘një nga një’ institucioneve: Kam evidentuar problematika dhe vonesa të pajustifikuara

Publikuar tek: politike, më 09:57 16-09-2020 Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Meta letër ‘një nga një’ institucioneve: Kam evidentuar problematika dhe vonesa të pajustifikuara FotoArkive: Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta njofton se u ka dërguar letër të gjitha institucioneve përgjegjëse për ngritjen e Gjykatës Kushtetuse dhe asaj të Lartë.

Nga Presidenca bëhet me dije se, më datë 15 shtator 2020 Meta ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar "Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë".

Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

“Edhe pse angazhimi dhe kërkesat nga Presidenti i Republikës kanë qenë të përsëritura në mënyrë të vazhduar, sërish situata mbetet në të njëjtin stad të pajustifikuar, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor edhe  pse po mbush dy vite nga konstituimi i tij, deri më tani ka propozuar për emërim në Gjykatën e Lartë vetëm 3 (tre) kandidatë nga radhët e juristëve të spikatur në datën 5 mars 2020, të cilët u emëruan menjëherë nga Presidenti i Republikës në datën 10 mars 2020.

Ndërkohë që KLGJ-ja ende nuk ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për plotësimin e 15 anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate ku përfshihet dhe pozicioni i katërt në Gjykatën e Lartë, që duhet të plotësohej nga radhët e juristëve të spikatur.

Edhe pse kjo procedurë ka filluar nga KLGJ-ja përpara 1 (një) viti me vendim nr. 172, datë 11 shtator 2019, deri më tani kjo procedurë nuk ka përfunduar dhe asnjë shkak apo arsye nuk është dhënë përse po mbahet peng plotësimi i vendit të katërt në Gjykatën e Lartë, që duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Shkresa e Presidentit Drejtuar KED, KLGJ... by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089859962463379
array(1) { ["section"]=> string(150) "ngritja-e-gjykates-kushtetuese-dhe-asaj-te-larte-meta-leter-nje-nga-nje-institucioneve-kam-evidentuar-problematika-dhe-vonesa-te-pajustifikuara-220540" }