Ngritja e Gjykatës së Lartë, KLGJ kualifikon dy gjyqtarë, i lë 5 ditë afat juristit për plotësimin e kushteve (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 20-10-2020 Ngritja e Gjykatës së Lartë, KLGJ kualifikon dy gjyqtarë, i lë 5 ditë afat juristit për plotësimin e kushteve (EMRAT) FotoArkive: Gjykata e Larte

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen që ka zhvilluar dje ka kualifikuar dy gjyqtarë për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe i ka dhënë 5 ditë kohë një kandidati tjetër për të dhënë shpjegime në lidhje me plotësimin e kushteve.

Dy gjyqtarët e kualifikuar janë Nertina Kosova dhe Artur Kalaja, ndërsa i ëSHtë lënë afat kanidatit nga radhët e juristëve të spikatur, Darjel Sina.

“Në përfundim të procedurave ligjore të verifikimit të plotë të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, me qëllim funksionalizimin e plotë të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e znj. Nertina Kosova dhe z. Artur Kalaja, si dhe vijimin e procedurës së emërimit të tyre në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, në vijim të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, të kandidatit të fundit nga radhët e juristëve të spikatur, Këshilli vendosi t`i caktojë një afat pesë ditor z. Darjel Sina, për të dhënë shpjegime lidhur me plotësimin e kushteve dhe kritereve për anëtar të Gjykatës së Lartë të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, njofton KLGJ.

Më tej, në përfundim të procedurës së verifikimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates Ornela Naqellari dhe vijimin e procedurës së emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të procedurës së verifikimit të thelluar të kritereve ligjore të pranimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve për magjistrat për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, përkatësisht z. Renis Sheshi, z. Orald Hoxha, znj. Dorina Alushi, znj. Ajshe Xhafa, znj. Anisa Brinja, znj. Dorentina Mulaj, znj. Elona Mërtiri dhe znj. Edona Vajushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, shpallet në kërkim pronari në Kukës, arrestohet punëtori i tij
Naftëtaret 6-të ditë në grevë urie, dërgohet në spital një grua: Nëse nuk mundemi të vazhojmë do fusim fëmijët »
Article Logic
Execution time: 0.011605978012085
array(1) { ["section"]=> string(120) "ngritja-e-gjykates-se-larte-klgj-kualifikon-dy-gjyqtare-i-le-5-dite-afat-juristit-per-plotesimin-e-kushteve-emrat-224399" }