Ngritja e Gjykatës Speciale, paralajmërohen arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Publikuar tek: rajon, më 22:22 15-10-2019 Ngritja e Gjykatës Speciale, paralajmërohen arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së Uniforma e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK)

Kreu i veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se gjatë muajit tetor mund të ketë arrestime të pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas Gucatit, Gjykata Speciale e ngritur nga ndërkombëtarët me qëllim për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

Një prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, mjeku ushtarak Fadil Beka, ka marrë sot ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Pas marrjes së ftesës nga ana e Gjykatës Speciale për mjekun ushtarak Fadil Beka, kreu i veteranëve Hysni Gucati ka deklaruar se gjatë këtij muaji priten edhe arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Gucati ka bërë me dije se Gjykata Speciale u ka dërguar ftesë edhe anëtarit të Kryesisë së OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi si dhe veteranit të UÇK-së, Sejdi Veselit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073859691619873
array(1) { ["section"]=> string(88) "ngritja-e-gjykates-speciale-paralajmerohen-arrestime-te-ish-pjesetareve-te-uck-se-182214" }