Ngritja e KLP, Gjonaj: Sot hapet kapitull i ri për drejtësinë, duke filluar nga muaji tjetër...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 11-12-2018 Ngritja e KLP, Gjonaj: Sot hapet kapitull i ri për drejtësinë, duke filluar nga muaji tjetër...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë mesazhe inkurajuese për zgjedhjen e anëtarëve të KLP, nga mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Shqipërisë.

Ministrja u shpreh se institucioni është një hap i rëndësishëm në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare.

“Është përgjegjësia juaj që përmes një proçesi transparent dhe legjitim të zgjidhni anëtarët tuaj për KLP, duke treguar njëherësh edhe vendosmërinë tuaj në reformimin e mëtejshëm të sistemit”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të duhet të garantojnë zbatimin e drejtë e të ndershëm të rregullave që garantojnë karrierën dhe statusin e prokurorëve dhe të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.

“Pavarësia vendimmarëse e prokurorëve, barazia e tyre në status me gjyqtarët, garancia për qëndrueshmëri në detyrë dhe promovimin në karrierë, ndarjen përfundimisht nga ndikimi politik dhe një sërë elementësh të tjerë janë risi thelbësore që reforma sjell për prokurorinë shqiptar”, theksoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë nuk kurseu mbështetjen e saj, të ministrisë që drejton por edhe të Qeverisë për kapërcimin e të gjitha sfidave me të cilat do të përballen prokurorët për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi për interes të qytetarit, në interes të pasjes së një sistemi drejtësie penale funksionale dhe efiçente.

“Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë kështu të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare", tha më tej Gjonaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1153519153595
array(1) { ["section"]=> string(96) "ngritja-e-klp-gjonaj-sot-hapet-kapitull-i-ri-per-drejtesine-duke-filluar-nga-muaji-tjeter-144746" }