Ngritja e KLP, Gjonaj: Votim me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë, një përzgjedhje cilësore

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 12-12-2018 Ngritja e KLP, Gjonaj: Votim me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë, një përzgjedhje cilësore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar  pas zgjedhjes së gjashtë anëtarëve nga radhët e prokurorisë që do të formojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjonaj shprehu vlerësimin e saj maksimal për mbledhjen, procesin e votimit, i realizuar sipas saj me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë por edhe për anëtarët e përzgjedhur për në KLP.

“Vlerësime maksimale për mbledhjen e sotme të prokurorëve, për procesin e votimit të realizuar me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë. Një përzgjedhje cilësore për 6 prokurorët që do të jenë anëtarë të KLP, të cilët me vlerat, përvojën e kontributin e tyre do t’i japin jetë qeverisjes së ardhshme të prokurorisë, zbatimit me sukses të reformës në drejtësi. Suksese në detyrën e tyre shumë fisnike e me shumë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë”, shprehet ministrja.

Gjonaj shprehet me bindje se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj-së.

Kujtojmë se prokurorët që fituan të drejtën të jenë pjesë e KLP-së janë: Besnik Cani (Prokuroria e Elbasanit), Gent Osmani (Prokuroria e Krimeve të Rënda), Antoneta Sevdari (Prokuroria e Tiranës), Bujar Sheshi, Arben Dollapi (Prokuroria e Apelit), Kostaq Beluri (Prokuroria e Përgjithshme).

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.097337961196899
array(1) { ["section"]=> string(102) "ngritja-e-klp-gjonaj-votim-me-transparence-dhe-pergjegjshmeri-te-larte-nje-perzgjedhje-cilesore-144852" }