Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e kryeprokurorit, zv.ambasadorja e SHBA takon kreun e KLP

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 22-10-2019 Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e kryeprokurorit, zv.ambasadorja e SHBA takon kreun e KLP

Gjatë paradites së sotme, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka pritur në takim  Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Jorgan K. Andrees, të ngarkuarën me punë te SHBA në Shqipëri Leyla Moses One dhe Julie Craven, Drejtoreshë te Byroja për çështjet ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës dhe Michelle Lakomy nga OPDAT.

Kreu i KLP ka shpjeguar ecurinë dhe punën për ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK. Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës së saj OPDAT dhe ICITAP gjatë këtyre proceseve është një garanci të pamohueshme për objektivitetin, profesionalizmin dhe integritetin e tyre”, tha Ibrahimi.

Gent Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me hapat të ndërmarra për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, por edhe formulën e re si mund të vendoset më shpejt në funskion SPAK-u, ngritja e të cilit është vonuar për shkak se 5 prokurore nga 15 nuk kanë kaluar ende në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), ndërsa 2 prej tyre ndodhen në Kolegjin i Posaçëm të Apelimit (KPA). Në mungesë të një numri prej 10 prokurorësh të nevojshëm për ngritjen e SPAK, sipas nenin 148/dh 2 të Kushtetutës, shtuar me ligjin nr.76, datë 22.07.2016, “Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë të cilat emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi”.  Ibrahimi tha se po shikohet mundësia që dy vendet të plotësohen me prokurorë me caktim të përkohshëm të cilën e kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë dhe kanë qënë pjesë e listës e kandidateve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) të cilët plotësojnë kushtet ligjiore pas vlerësimit paraprak, listë e merituar me vendim nr.57 me datë 5 Prill 2019.

Në fjalën e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews ka shprehur vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për veprimtarinë e deritanishme të Këshillit dhe ka siguruar për mbështetjen e plotë të SHBA-së për zbatimin e reformës në drejtësi. “SHBA do të vazhdojë të mbështetëse zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Vendi i Shqipërisë është në familjen europiane dhe zbatimin e reformës në drejtësi është rruga e duhur për të mbëritur atje. Do të vazhdojmë t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Pa dyshim se jemi te ndërgjegjshëm për presionin me te cilin përballet KLP këto kohë por jam i bindur gjithashtu se Këshilli do të marrë vendimet e duhura dhe jemi te vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë në mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikes mbi këto struktura. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin të organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentet e duhura. Jam besimplotë se SPAK do të jetë një institucion model ashtu siç e presin me pa durim shqiptarët”.

IMG-20191022-WA0013-1.jpg

IMG-20191022-WA0012-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074629783630371
array(1) { ["section"]=> string(91) "ngritja-e-spak-dhe-zgjedhja-e-kryeprokurorit-zv-ambasadorja-e-shba-takon-kreun-e-klp-183065" }