Ngrohja me dru zjarri mbetet luks për Gjirokastrën, çmimi për metër kub stratosferik

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 15-12-2019 Ngrohja me dru zjarri mbetet luks për Gjirokastrën, çmimi për metër kub stratosferik Gjirokastra

Ngrohja me dru në stinën e dimrit, sidomos në qytete ku temperaturat zbresin nën zero, nuk është luks, por domosdoshmëri.

Por këtë dimër për Gjirokastrën, të ngrohesh me dru zjarri do të thotë të kesh të ardhura mbi mesataren.

Kjo sepse çmimi për metër kub shkon deri në 4500 lek dhe duke marrë parasysh periudhën e gjatë të dimitri në Shqipëri, duhet minimalisht 8 metër kub.

Qytetarët gjirokastritë, kanë zgjedhur të ngrohen me energji elektrike, ose të shfryrëzojnë batanijet, sepse zjarri mbetet i papërballueshëm, për shumicën e familjeve.

E njëjta situatë është edhe në Korçë dhe Kukës, dy nga qytetet ku dimri 'troket' më herët, zgjat më shumë dhe shoqërohet edhe me acar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033225059509277
array(1) { ["section"]=> string(90) "ngrohja-me-dru-zjarri-mbetet-luks-per-gjirokastren-cmimi-per-meter-kub-stratosferik-189472" }