Ngujohen studentët e Korçës: Të plotësohen 17 kërkesat drejtuar Rektorit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 17-01-2019 Ngujohen studentët e Korçës: Të plotësohen 17 kërkesat drejtuar Rektorit

Pas studentëve në disa fakultete të Tiranës dhe Durrësit, janë studentët e Korçës që kavë vendosur të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tye.

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë njoftojnë se do të ngujohen në ambientet e fakultetit Ekonomik.

Një nga kërkesat e tyre është rrëzimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Njoftimi:

Ditën e sotme, datë 17.1.2019 pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik në unanimitet u mor vendimi për të filluar ngujimin. Studentët e Fakultetit Ekonomik ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve të fakulteteve të tjera për tu bashkuar dhe për të luftuar deri në realizimin e plotë të kerkesave dhe të drejtave tona. Kauza jonë është shumë e qartë:

1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë

2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre.

Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona!

Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojme më të mirën!

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Ahmetaj i dorëzon postin, Anila Denaj: Të falenderoj për mbështetjen që më ke dhënë
I sëmurë dhe i bllokuar nga bora, reagimi i shpejtë i Policisë i shpëton jetën vogëlushit 2 vjeçar në Kukës »
Article Logic
Execution time: 0.011184930801392
array(1) { ["section"]=> string(78) "ngujohen-studentet-e-korces-te-plotesohen-17-kerkesat-drejtuar-rektorit-149220" }