Niko Peleshi kërkon ndihmë në Gjermani: Na jepni modelet më të bukura për fshatrat turistikë

Publikuar tek: politike, më 13:25 22-01-2018 Niko Peleshi kërkon ndihmë në Gjermani: Na jepni modelet më të bukura për fshatrat turistikë

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Niko Peleshi ka kërkuar ndihmën e homologut gjerman për të marrë eksperiencën më të mirë lidhur me projektin e fundit të lancuar nga ministria që drejton për fshatrat turistikë, raporton newsbomb.al.

Që prej dy ditësh ministri Peleshi gjendet në Berlin ku siç bën të ditur zyra e shtypit është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Ushqimit José Graziano da Silva dhe Ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësie Christian Shmidt, “partnerë të rëndësishëm për bujqësine dhe zhvillimin rural”. “Ndamë ambicjen tonë për të ndërtuar një nga modelet më të mira të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore dhe modelet e para të zhvillimit të fshatit përmes programit "100 fshatrat".

Gjermania ka modele të ngjashme të konsoliduara të zhvillimit të fshatit përmes iniciativave komunitare që mbështeten nga programet e dedikuara. Harta e 100 fshatrave të para, te identifikuara ne bashkepunim me kryetaret e Bashkive do te pasurohet me fshatra qe do te deshmojne proaktivitet dhe organizim komunitar. Një thirrje e posacme aplikimi do te pasoje harten e 100 fshatrave te para. Ne po punojme se bashku me ministrat Gjiknuri, Klosi dhe Kumbaro per te siguruar nje mbeshtetje te gjere nga programet tona buxhetore dhe partneret e huaj” shkruan vetë ministri Peleshi në rrjetet sociale.

27044408_10156894055943765_1197869251_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013139009475708
array(1) { ["section"]=> string(98) "niko-peleshi-kerkon-ndihme-ne-gjermani-na-jepni-modelet-me-te-bukura-per-fshatrat-turistike-107487" }