Nikola Tesla parashikoi telefonat "smart" në vitin 1926

Publikuar tek: bota, më 15:22 11-07-2015 Nikola Tesla parashikoi telefonat

Shumë njerëz e kanë quajtur gjeniun e fizikës një “futurist” dhe duket se nuk e kanë patur gabim.

Shpikësi vdiq në vitin 1943 por përshkrimi i tij për të ardhmen është mjaft i saktë. Në një intervistë në vitin 1926 Tesla parashikoi smartfonët.

Ja çfarë ka thënë ai në intervistë:

“Kur teknologjia “wireless” të aplikohet në mënyrë perfekte e gjithë toka do të konvertohet në një tru të madh, që do të thotë se të gjitha do të jenë grimca ritmike. Do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri tjetrin në çast, pavarësisht distancës. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet televizorit dhe telefonit ne do ta shohim njëri-tjetrin si ta kishim përballë, pavarësisht distancave prej mijëra kilometrash; dhe instrumentat me të cilat kjo do të bëhet e mundur, do të jenë mjaft të thjeshta, krahasuar me telefonat që kemi tani, njerëzit do të mund ti mbajnë ato në xhepat e tyre.

Do të jemi në gjendje të bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve madhore - ceremoni presidenciale, sporte apo tërmete, tamam sikur të ishim vetë prezent.

Kur transmetimi “wireless” të bëhet komercial, transporti do të pësojë një revolucionarizim të madh. Pikturat do të transmetohen në ajër. Kur këto metoda të bëhen realitet, do të jetë njësoj si të krahasosh trenin me avull me atë elektrik.”

Parashikimi tepër i saktë i Teslas, i botuar së fundmi ka mahnitur qindra shkencëtarë. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013358116149902
array(1) { ["section"]=> string(59) "nikola-tesla-parashikoi-telefonat-smart-ne-vitin-1926-15915" }