Nikolla interpelancë në Kuvend: Ja çfarë ndodhi me aktet nënligjore kur u largova 6 muaj nga detyra

Publikuar tek: politike, më 11:35 22-02-2018 Nikolla interpelancë në Kuvend: Ja çfarë ndodhi me aktet nënligjore kur u largova 6 muaj nga detyra

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në interpelancë në Kuvend për të dhënë sqarime lidhur për ligjit e arsimin të lartë. Nga foltorja e Kuvendit Nikolla theksoi se asnjë nga aktet nënligjore nuk bien në kundërshtim me ligjin.  

“Pas largimit tim prej 6 mujash është shtyrë miratimi i këtyre akteve. Gjithashtu u riunformoj se edhe udhëzimi për ngarkesat në shkolla janë miratura. Ndërsa janë vetëm 3 VKM të akteteve nënligjire pa miratuar. Lejomëni t’ju sqaroj se zbatimi i ligjit të ri ka sjellë sfida”, është shprehur ndër të tjera ministrja.

Më shumë nga fjala e Nikollës:

Të nderuar deputetë në këto 5 muaj jetë parlamentare kam qenë prezente në 6 senaca dëgjimore nga të cilat 4 në Komisionin e Edukimt. Nuk ka si të jetë e tillë kur ministri i thirrur në dëgjesë të mos lejohet të flasë. Në dy ratse pa mundur të jem prezente kam dërguar ekip. Në lidhje me pikën për aktet nënligjore deklaroj se janë 3 grupe pune që po punojnë. Kanë qenë ekspertët e huaj ata që i kanë sygjeruar kohën për formulimin e kteve nëligjore. Edhe njëherë dëshiroj të falenderoj institucionet. Pas largimit tim prej 6 mujash është shtyrë miratimi i këtyre akteve. Gjithashtu u riunformoj se edhe udhëzimi për ngarkesat në shkolla janë miratuar. Ndërsa janë vetëm 3 VKM të akteteve nënligjire pa miratuara. Lejomëni t’ju sqaroj se zbatimi i ligjit të ri ka sjellë sfida. Askush nuk mund të thotë se zbatimi i kësaj reforme nuk do të ishte sfiduese.

Por ju them me bindje se asnjë unversitet nuk është në kauzë prej ligjit të ri. Dëshira për t'i veshur sistemit disa problematika të univesitetit të Tiranës nuk ka vend. Për sa më takon ju bëj me dije se në ushtrimin e përgjegjësisë sa më takon kam nisur veifikimin për ushtrimin e ligjshmërisë. Janë ngritur qendra e shërbimeve arsimore, është institucionalizuar bordi i akreditimit. Fundi nuk paska fund për disa. Fiksimi i ngritjes së tarifave vazhdon. Asnjë akt nënligjor nuk bie ndesh me ligjin. Të gjitha aktet nënligjore nuk kanë pasur asnjë vërejtje nga ndonjë pedagog i vetëm. Në lidhje me raportin e Maturës Shtetërore të ushtruar nga KLSH edhe pse nuk isha në detyrë u njoha nga shtypi me statusin konfidencial të tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012272834777832
array(1) { ["section"]=> string(105) "nikolla-interpelance-ne-kuvend-ja-cfare-ndodhi-me-aktet-nenligjore-kur-u-largova-6-muaj-nga-detyra-111082" }