Nikolla kërkon nga Nishani shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:46 11-04-2015 Nikolla kërkon nga Nishani shkarkimin e rektorit të Universitetit të Durrësit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit të shkarkojë nga detyra rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mit'hat Mema. Kjo kërkesë i është dorëzuar tashmë presidentit, ndërsa në vend të Memës pritet të emërohet përkohësisht zëvendësrektori për Kërkim Shkencor pranë këtij universiteti Krisaq Kume.

Edhe në faqen zyrtare të Universitetit “Aleksandër Moisiu” mungojnë të dhënat për rektorin e këtij institucioni, ndërsa janë të pasqyruar emrat e tre zëvendësrektorëve.

Rektori Mit’hat Mema është përfshirë në disa incidente kohët e fundit, madje është arrestuar nga Policia muajn e kaluar për shkak se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Dekani i këtij universiteti Elmas Leci, e ka akuzuar Memën se e ka “izoluar” në një zyrë me mungesë të kushteve minimale si dhe e ka përjashtuar nga mësimdhënia. Gjithsesi, këto akuza janë hedhur poshtë nga dekani i universitetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma: Lajmi për divorcin, i shëmtuar
Aksidentohen tre automjete në Qafë-Kashar, dy persona të lënduar »
Article Logic
Execution time: 0.011588096618652
array(1) { ["section"]=> string(82) "nikolla-kerkon-nga-nishani-shkarkimin-e-rektorit-te-universitetit-te-durresit-8458" }