Nipi i Avni Mulës tregon momentet e fundit të kompozitorit të madh: Iku pa pengje, iu plotësua edhe dëshira për të dhënë shfaqje me Invën në Gjakovë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 29-10-2020 Nipi i Avni Mulës tregon momentet e fundit të kompozitorit të madh: Iku pa pengje, iu plotësua edhe dëshira për të dhënë shfaqje me Invën në Gjakovë Avni Mula

Mbrëmjen e sotme u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare kompozitori i madh Avni Mula.

Nipi i tij Osman Mula, në një telefonatë për Fax Neës tregoi momentet e fundit të kompozitorit, për të cilin tha se iku nga kjo jetë pa asnjë peng.

Ai u shpreh se kompozitori realizoi edhe dëhsirën e tij të madhe, të jepte një koncert së bashku me të bijën, Inva Mula në qytetin e Gjakovës.

“Ditën e fundit nuk e kam takuar se ishte me oksigjen në shtëpi. Kujdesi i është bërë nga familjarët në mënyrë të shkëlqyer që kanë pasur kujdes të përhershëm dhe të përditshëm. E gjithë jeta e tij ka qenë pranë të tjerëve dhe finalja duhet të ishte që të tjerët që të ishin pranë tij. Janë disa probleme të tijat që mbase dhe mund të kishte ndonjë rezervë të vetën, por përgjithësisht i realizoi disa detyra që kishte në plan.

Ai kishte dëshirë që të shkonte me Ninën në Konservatorin ku kishte mbaruar shkollën dhe pati emocione se bashkë me Ninën u futën sërish në ato klasa e korridore. Ballafaqimi tjetër është kur Inva dha shfaqje në teatrin më të madh në Moskë dhe tha jam vajzë e dy prindërve, një nga Shqipëria që studioi këtu dhe një ruse që shkolla i njohur me njëri-tjetrin dhe jam pjesë e tyre. E gjithë salla duartrokiti. Ai kishte shumë dëshirë që të jepte një shfaqje në qytetin e Gjakovës, të cilin ai dhe familja ime e ka përmendur në të gjithë historikun e vet. Të gjithë e donin shumë sepse të tjerët ishin pedagogë mësues. Avniu u mor me artin dhe të gjithë i kishim sytë nga ai.

Para se të shkonte jashtë, ishte ndër sportistët më të mirë në Shkodër. E kishte peng dhe arriti të jepte shfaqje me gjithë Invën në sallën e Gjakovës. Të shohësh nipat dhe motrën që kishin vite pa i parë është emocion. Shumë gjëra që nuk arriti me i ça në skenë, shumë gjëra që kishte dëshirë i realizoi brenda familjes,” tha Osman Mula.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Gazetari Artan Hoxha përfundon në policinë e Shkodrës, zbulohet pse është marrë në pyetje nga prokurorët (DOKUMENTI)
Me shpejtësi të lartë, ‘Ford-i‘ humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën, shpëton mrekullisht e gjithë familja në Berat »
Article Logic
Execution time: 0.012058019638062
array(1) { ["section"]=> string(153) "nipi-i-avni-mules-tregon-momentet-e-fundit-te-kompozitorit-te-madh-iku-pa-pengje-iu-plotesua-edhe-deshira-per-te-dhene-shfaqje-me-inven-ne-gjakove-225730" }