Nipi telefonon Policinë dhe thotë se gjyshi është vetëvrarë, Prokuroria urdhëron arrestimin dhe e akuzon për vrasje

Publikuar tek: rajon, më 10:14 17-01-2021 Nipi telefonon Policinë dhe thotë se gjyshi është vetëvrarë, Prokuroria urdhëron arrestimin dhe e akuzon për vrasje Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij. Nipi, fillimisht ka marrë policinë dhe i ka thënë se gjyshi ishte vetëvrarë.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ricilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, në periferi të Prishtinës. Policia ka arrestuar ankuesin, nipin e viktimës, në cilësinë e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë, kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende
»
Article Logic
Execution time: 0.011528968811035
array(1) { ["section"]=> string(121) "nipi-telefonon-policine-dhe-thote-se-gjyshi-eshte-vetevrare-prokuroria-urdheron-arrestimin-dhe-e-akuzon-per-vrasje-235306" }