Policia e Tiranës ka nisur sot aksionin për marrjen e masave ndëshkuese për taksistët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet pa patur licencë.
Policia ka njoftuar se do të gjobiten të gjithë taksistët pa licencë si dhe ata të cilëve u ka mbaruar afati i licencës. Gjobat varjojnë nga 10 mijë lekë në 40 mijë lekë të reja.