Nis ceremonia e inagurimit në Kapitol, Joe Biden do të betohet si president i SHBA-ve, do të betohet dhe Kamala Harris si zëvendësja e tij

Publikuar tek: bota, më 17:25 20-01-2021 Nis ceremonia e inagurimit në Kapitol, Joe Biden do të betohet si president i SHBA-ve, do të betohet dhe Kamala Harris si zëvendësja e tij Joe Biden me bashkëshorten dhe Kamala Harris me bashkëshortin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.

Krah tij është shfaqur edhe zëvendës presidentja, Kamala Harris me bashkëshortin. Ajo që vihet re është se të katërt janë të pajisur me maska.

Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin pak minuta më vonë, dhe e gjithë ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence.

Joe Biden gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falenderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë. ‘’Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’- shkruan Biden.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katër viktima dhe dhjetra të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid
Joe Biden betohet me dorën mbi Biblën qindra-vjeçare të familjes së tij, është zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA (VIDEO-LIVE) »
Article Logic
Execution time: 0.01264500617981
array(1) { ["section"]=> string(143) "nis-ceremonia-e-inagurimit-ne-kapitol-joe-biden-do-te-betohet-si-president-i-shba-ve-do-te-betohet-dhe-kamala-harris-si-zevendesja-e-tij-235735" }