Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit.
Të gjithë besimtarët janë mbledhur në Kryegjyshatën Bektashiane ku kanë nisur dhe festimet. Mësohet se në ceremoni është i pranishëm dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.
Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.