Nis finalja e madhe, nata gala e festivalit “Netët e Klipit”

Publikuar tek: kulture-art, më 17:55 03-06-2016 Nis finalja e madhe, nata gala e festivalit “Netët e Klipit”

Festivali “Netët e Klipit”,i cili ka mbërritur në edicionin e tij të pesëmbëdhjetë do ta mbyllë rrugëtimin e tij ekologjik disa javor në finalen e madhe, natën gala, që do të mbahet të mërkurën e tetë qershorit, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, në transmetim direkt nga Televizioni Shqiptar, nën drejtimin e moderators Iva Mera.

Ky edicion jubilar ka sjellë kujtimet dhe protagonistët e festivalit ndër vite, në biseda që kanë ngjallur debat, por që si çdo debat me agrumentet e duhur sjell zhvillim dhe progres.

Shtëpitë e produksionin bëjnë vetë së pari një përzgjedhje që e paraqesin për garën e përvitshme, por ndryshe nga vitet e kaluara, organizatorët, përveç jurisë profesioniste, kanë menduar të sjellin një mënyrë më bashkëkohore të vlerësimit të klipeve, duke ua propozuar nominimet grupeve të ndryshëm, gazetarësh, studentësh, bloggerësh, përdorures të rrjeteve sociale, persona me shije estetike të kultivuara.

Festivali i Klipit, jeton prej vitesh në treg si e vetmja garë që nuk ka prioritet këngën, por e sheh videoklipin si film me metrazh të shkurtër.

333f3f3f.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24607992172241
array(1) { ["section"]=> string(63) "nis-finalja-e-madhe-nata-gala-e-festivalit-netet-e-klipit-42360" }