Firmosja e peticionit të vetting-ut ka nisur me këngë edhe në Fier.
Ka qënë nisma e disa të rinjëve të cilët janë organizuar, kanë marrë dokumentacionin e duhur dhe në pedonalen pranë bashkisë së qytetit kanë nisur procesin e regjistrimit. Qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme kanë shkuar dhe kanë firmosur ndërkohë që shprehen se reforma në drejtësi duhet të bëhet dhe të implikuarit duhet të dalin para drejtësisë.
Një i ri pohon se është pro reformës në drejtësi për zyrtarë të korruptuar dhe jo për roje e sportelistë. Organizatori i kësaj nisme për Fierin pohon se ka afro 2 orë që ka nisur si proces dhe janë afro një mijë persona që kanë firmosur. Pranë çadrës janë dhe një grup pensionistësh të cilët janë pro reformës në drejtësi dhe për vetingun ja kanë marrë edhe me kënge.