Nis fshirja e gjobave, ja bizneset që përfitojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:23 31-07-2015 Nis fshirja e gjobave, ja bizneset që përfitojnë

Tatimet nisin sot fshirjen e gjobave nga sistemi për bizneset që kanë deklaruar me vonesë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Ligji i miratuar nga qeveria dhe që kaloi më pas gjithë hallkat e tjera të miratimit hyn në fuqi sot, duke u hapur “dritën e gjelbër” Tatimeve për të bërë të mundur heqjen e gjobës. Nga kjo nismë përfitojnë të gjitha subjektet që u është evidentuar një situatë e tillë deri më 31 dhjetor 2014. Gjithsesi, që bizneset të përfitojnë, duhet të kenë shlyer pjesën e detyrimit të papaguar brenda shtatorit të këti viti.

Ndërsa gjobat e paguara nuk kthehen. Të gjithë ata që i kanë paguar këto gjoba nuk do të kenë mundësinë të marrin mbrapsht lekët e paguara, sipas përcaktimit të ligjit në fuqi.

Sipas ligjit, falen 100% gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri më 31 dhjetor 2014., vetën nëse kontributi është paguar plotësisht deri në datën 30 gusht 2015.  Po kështu, përfshihen edhe të gjitha gjobat që janë në proces apelimi administrative apo proces gjyqësor që sipas ligjit falen njëlloj sikurse pjesa tjetër që nuk figurojnë të paguara, shkruan Panorama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taksat e pasurisë, ndryshon formula me paketën e re fiskale
Kuvendi: Gjyqtarët e prokurorët do testohen në aspektin e integritetit moral, etik dhe psikologjik »
Article Logic
Execution time: 0.011069059371948
array(1) { ["section"]=> string(53) "nis-fshirja-e-gjobave-ja-bizneset-qe-perfitojne-17375" }