Nis fushata në Kosovë, Ramush Haradinaj PREMTON bashkimin me Shqipërinë

Publikuar tek: rajon, më 17:42 18-01-2021 Nis fushata në Kosovë, Ramush Haradinaj PREMTON bashkimin me Shqipërinë

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar programin e tij qeverisës.

Teksa ka kritikuar edh qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës, Haradinaj ka thënë se nuk mund të presë derisa të tjerët të kenë disponim për të përfunduar shumë tema të hapura.

Në planin e tij është gjithashtu edhe zhvillimi i një referendumi për bashkimin me Shqipërinë.

“Do të vjen ajo ditë që do të duhet me ditë presidenti i ri amerikan, kancelaria gjermane ose kancelarja ose kancelari I ri gjerman, se çka do t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026, a kanë me i thënë rrini e pritni se kemi me bë diçka me juve. Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë.

Mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë. Deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kur motra hapi sytë ka pyet ku është mami dhe babi”, djali i viktimës rrëfen për aksidentin tragjik me katër viktima në Rrugën e Kombit
»
Article Logic
Execution time: 0.017421960830688
array(1) { ["section"]=> string(77) "nis-fushata-ne-kosove-ramush-haradinaj-premton-bashkimin-me-shqiperine-235473" }