Nis gjyqi i babait monstër që mbante në izolim 6 fëmijët, i rrihte dhe i përdhunonte

Publikuar tek: bota, më 15:31 22-01-2020 Nis gjyqi i babait monstër që mbante në izolim 6 fëmijët, i rrihte dhe i përdhunonte Foto e autorit

 Një 67-vjeçar, Gerrit-Jan Dorsten, në Hollandë është akuzuar për abuzim me fëmijët pasi policia gjeti fëmijët e tij të izoluar në një bodrum.

Sipas mediave të huaja ai ka mbajtur 6 nga 9 fëmijët e tij të mbyllur në një bodrum duke ushtruar dhunë fizike dhe seksuale për disa vite.

Dhuna që babai monstër ushtronte kundër fëmijëve të tij ishte dhunë me shkop, tërheqje nga flokët, dhe i vendoste të rrinin në ujë të ftohtë për disa orë.

Policia ka bërë të mundur kapjen e tij në tetor të vitit të kaluar, ai mbante 6 fëmijë të izoluar por njëri nga ata ka arritur të shpëtojë duke shkuar në një lokal ku ka kërkuar ndihmë.

Gjashtë fëmijët ishin mbajtur në izolim që prej lindjes së tyre dhe disa prej tyre madje as nuk ishin regjistruar dhe nuk shkonin në shkollë.

Ndërkaq ai akuzonte fëmijët e tij për humbjen e bashkëshortes ne 2004 dhe që atëhere ka ndërprerë çdo kontakt me botën e jashtme.

Prokuroria ka kërkuar që i akuzuari t’i nënshtrohet vlersimeve psikologjke  dhe më pas të vendoset dënimi i merituar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007112979888916
array(1) { ["section"]=> string(90) "nis-gjyqi-i-babait-monster-qe-mbante-ne-izolim-6-femijet-i-rrihte-dhe-i-perdhunonte-192839" }