Nis HETIMI për kërcënimin e Rudina Hajdarit, zbulohen detaje: Një grup hyri në zyrë, kamerat...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:15 28-10-2019 Nis HETIMI për kërcënimin e Rudina Hajdarit, zbulohen detaje: Një grup hyri në zyrë, kamerat...

Prokuroria ka nisur hetimet pas deklaratës së deputetes Rudina Hajdari se është kërcënuar në zyrën e Kuvendit të Shqipërisë.

Lajmin e bëri me dije zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili tha se kanë nisur edhe procedurat për shtimin e masave të sigurisë ndaj deputetes.

“Kanë nisur procedurat për hetimin e rastit dhe masat për shtimin e sigurisë, për deputeten Hajdari dhe gjithçka që garanton sigurinë e deputetëve të tjerë,” u shpreh Lamallari.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se kamerat e sigurisë nuk kanë konstatuar ndonjë “gjë të dukshme” pasi ato janë të instaluara në pjesën e koridoreve të Kuvendit. Sipas Hoxhës dyshohet se bëhet fjalë për ndonjë konflikt verbal brenda grupit opozitar, një luftë për marrjen e kryesisë së grupit.

“Seancat Plenare, në të gjitha rastet më thanë që dalja nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme, megjithatë është duke filluar një hetim. Në zyrat e Kuvendit kamerat e sigurisë janë në koridor por jo në ambientet e brendshme. Pretendohet se është kërcënuar nga pjesëtarë të brendshmë të grupit parlamentar, është një luftë për të marrë kryesinë e grupit. Po sigurisht zoti Lita e cilësoi, “në gjaknxehtësi e sipër mund të kem thënë ndonjë fjalë”. Figuron që një grup personash kanë hyrë në zyrë. Se sa ata janë sharë apo kanë kërcënuar njëri-tjetrin kjo është për t’u parë,” u shpreh Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Lushnje, makina përfundon në kanal, një i vdekur dy të plagosur rëndë (Video)
Panik në Durrës: Policia rrethon qendrën e qytetit, zbulohet një valixhe e dyshimtë »
Article Logic
Execution time: 0.01117205619812
array(1) { ["section"]=> string(96) "nis-hetimi-per-kercenimin-e-rudina-hajdarit-zbulohen-detaje-nje-grup-hyri-ne-zyre-kamerat-183871" }