Nis mbledhja e fondeve për rindërtimin e Notre-Dame, miliarderi francez dhuron shumën e 'çmendur'

Publikuar tek: bota, më 09:48 16-04-2019 Nis mbledhja e fondeve për rindërtimin e Notre-Dame, miliarderi francez dhuron shumën e 'çmendur'

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen Notre-Dame në Paris, pasi zjarri kolosal përfshiu ndërtesën pasditen e djeshme duke shkatërruar një pjesë të saj.

Macron bëri thirrje për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi bashkëshortit të aktores së famshme Salma Hayek.

Miliarderi francez Francois-Henri –Pinault ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame".

Pinault zotëron grupin francez të luksit Kering, i cili mbikëqyr markat luksoze të modës Gucci, Saint Laurent, dhe të tjera.

Paditen e djeshme një zjarr masiv përfshiu katedralen Notre-Dame, duke shkrumbuar pjesën më të madhe të saj. Ndërkohë, mga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ishte aksidental dhe jo i qëllimshëm. Megjithatë hetimet vazhdojnë dhe kjo nuk është përgjigja përfundimtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14900684356689
array(1) { ["section"]=> string(101) "nis-mbledhja-e-fondeve-per-rindertimin-e-notre-dame-miliarderi-francez-dhuron-shumen-e-cmendur-160607" }