Nis mbledhja e Ramës me prefektët, Xhaçka: Do të fillojmë vlerësimin e dëmeve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 22-09-2019 Nis mbledhja e Ramës me prefektët, Xhaçka: Do të fillojmë vlerësimin e dëmeve

Ka nisur mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me prefektët e vendit në ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur me situatën, ministrja Olta Xhaçka u shpreh se do të nisë punë për vlerësimin e dëmeve.

"Ka qenë një ditë e vështirë dje për të përballuar pasojat e para të një tërmeti relativisht të fortë. Ka qenë një natë itensive për shtabet e emergjencës, prefektët, bluzat e bardha dhe të gjithë të tjerët, që kanë qenë në terren për të ndihmuar ata që kaluan natën jashtë. Ky moment shoqërohet me frikë dhe pasiguri. Shumë familje me fëmijë të vegjël dhe që nuk kanë siguri nga banesat e tyre janë të detyruar të refuzojnë hyrjen në banesë. Grupet e vlerësimit të dëmeve janë ngritur. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimit të punës dhe për të siguruar të gjithë qytetarët për t’i dëmshpërblyer", tha Xhaçka.

Po ashtu ka raportuar për situatën prefektja e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari. Kjo e fundit është shprehur se për të menaxhuar situatën u ngritën grupet e emergjencave. Ndërkohë, Jahollari theksoi qytetarët kanë qenë në panik total. Më e rëndë sipas saj situata ishte në zonën e Don Boskos në kryqyetet, ku u ngritën 6 çadra.

Më tej prefektja ka theksuar se situata e panikut ka kaluar dhe se tashmë e rëndësishme është të merren masat për të bërë vlerësimet për dëmet.

 "Frika e bërtituar, tmerri ishte e vështirë. Në gjatë ditës së sotme do të mbledhim prap komisionin e emergjencave. Tani duhet të fillojmë etapën e vështirë se si duhet të bëhet vlerësimi. Në përgjithësi janë pallatet e vjetra, por edhe tek të reja që janë krijuar çarjet", tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.097584009170532
array(1) { ["section"]=> string(82) "nis-mbledhja-e-rames-me-prefektet-xhacka-do-te-fillojme-vleresimin-e-demeve-179357" }