Nis me vrull gara, kush gjen vezën me çokollatë të bardhë fiton 2 mijë EURO

Publikuar tek: bota, më 22:29 05-01-2018 Nis me vrull gara, kush gjen vezën me çokollatë të bardhë fiton 2 mijë EURO

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ëmbëlsirave në Britaninë e Madhe, Cadbury, ka vendosur të shpërblejë klientët e vetë përmes një loje tepër interesante.

Loja është shumë e thjeshtë; mes qindra mijëra vezëve me çokollatë të zezë, vetëm një numër i vogël janë me çokollatë të bardhë. Kush i gjen ka mundësinë të fitojë deri në 2,000 paund (rreth 2,200 euro).

Por duket se loja po prishet nga punonjësit e supermarketeve në të gjithë Britaninë, të cilët hapin paketimin e vezëve për të gjetur ato të bardha dhe më pas i lënë sërish në rafte, raporton newsbomb.al.

Kjo ka shkaktuar revoltë të madhe te konsumatorët, të cilët jo vetëm që mendojnë se s’kanë më shpresë të fitojnë, por shprehen se nuk kanë ndërmend të blejnë çokollata që i ka prekur dikush tjetër me duar.

Vetëm një prej vezëve të bardha vlen 2 mijë paund, 34 të tjera vlejnë nga 1 mijë paund dhe pjesa tjetër vlen nga 100 secila. /Newsbomb.al

sfw34gt3w44h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049178600311279
array(1) { ["section"]=> string(81) "nis-me-vrull-gara-kush-gjen-vezen-me-cokollate-te-bardhe-fiton-2-mije-euro-105592" }