Nis misioni për dërgimin e anijes kozmike në Alfa Centauri

Publikuar tek: bota, më 21:41 22-12-2016 Nis misioni për dërgimin e anijes kozmike në Alfa Centauri

Fizikanti Spetphen Hawking ka njoftuar nisjen e misionit për dërgimin e anijes kozmike në sistemin yjor më të afërt me sistemin tonë diellor, Alfa Centauri, për të zbuluar nëse ekzoston jeta aliene.

Stephen Hawking, Mark Zuckerberg dhe miliadreri rus Yuri Milner kanë bashkuar forcat, dijet dhe fondet për krijimin e anijes kozmike që so udhëtojë 40 trilion kilometra larg tokës, (4.3 vite dritë larg) për të zbuluar nëse ka jetë aliene, shkruan newsbomb.al.

Swef3fgtsdfghhhnshot_1.jpg

"Anija" kozmike do shtyhet me lazer nga Toka

Me teknologjinë e sotme do të dusheshin 30,000 vite për të arritur në destinacion, por misioni shpreson ta shkurtojë këtë kohë në vetëm 20 vite.

Shkencëtarët kanë arritur tashmë të dallojnë planete potencialisht të munshme për të mabrtur jetë në Alfa Centauri.

asdfq3wf3fdfgsss.jpg

Stephen Hawking dhe Yuri Milner gjatë prezantimit të misionit

Hawking, Zuckerberg dhe Milner shpresojnë të ndërtojnë anijen kozmike më të vogël në botë, një nanokraft që peshon më pak se një gram dhe është e pajisur me një velë të vogël, raporton newsbomb.al.

Screasdf33tsdghhhot_1.jpg

Një prezantim artistik se si mund të duket sistemi Alfa Centauri

Dhjetëra lazera do gjuhen nga toka në drejtim të velës së anijes, duke u bashkuar në një rreze të vetme drite me fuqi 100 gigavat që do ta hedhë anijen kozmike në hapësirë me një shpejtësi 160 milion kilometra në orë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034787893295288
array(1) { ["section"]=> string(64) "nis-misioni-per-dergimin-e-anijes-kozmike-ne-alfa-centauri-63473" }