Nis ndërtimi i këndit të forcës në parkun e Liqenit Artificial

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 08-02-2017 Nis ndërtimi i këndit të forcës në parkun e Liqenit Artificial

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të forcës në Liqenin Artificial të Tiranës ku të gjithë të apasionuarit pas sportit dhe ushtrimeve fizike do të kenë hapësirën e tyre për t’u praktikuar.

Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e këndit të 12 në një nga hapësirat e parkut, ku do të vendosen disa pajisje force për ata që duan të ushtrohen në natyrë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky investim shton hapësirat për ata që duan të merren me sport dhe jetë aktive.

“Jam shumë entuziast që fillojmë një kënd të ri, këndin e 12-të, kushtuar kryesisht atyre që merren me sport te Liqeni. Do të jetë një kënd force, me disa module ushtrimore, dhe një hapësirë soditëse fantastike”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se ky kënd është një tjetër vendim që ka për qëllim t’i japë Parkut të Liqenit më shumë jetë dhe për ta kthyer atë në një hapësirë për të gjitha grupmoshat.

liqeni-ssss.jpgliqeni-sssss.jpgliqeni-sssssss.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve, arresohen 2 persona (Emrat)
Largime, shkarkime gazetarësh dhe mbyllje emisionesh në Abc News, nisin ndryshime të mëdha pas largimit të Shkullakut »
Article Logic
Execution time: 0.011468887329102
array(1) { ["section"]=> string(68) "nis-ndertimi-i-kendit-te-forces-ne-parkun-e-liqenit-artificial-68074" }