Nis ndërtimi i murit mes Amerikës dhe Meksikës

Publikuar tek: bota, më 09:53 27-09-2017 Nis ndërtimi i murit mes Amerikës dhe Meksikës

Qeveria amerikane ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i tetë barrierave prototip për kufirin me Meksikën, një premtim i fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare ka thënë se katër prej prototipeve do të ndërtohen prej betoni, ndërsa të tjerat do të ndërtohen nga “materiale alternative ose materiale të tjera”.

Presidenti amerikan, Trump kishte premtuar të ndërtonte një “mur të madh të bukur” midis vendeve.

Prototipet planifikohen të ndërtohen me 9 m lartësi dhe 9 m gjatësi dhe pritet të përfundojnë brenda 30 ditëve.

Zyrtarët pastaj do të kalojnë deri në tre muaj duke vlerësuar prototipet për efektivitetin e tyre, duke përfshirë vlerësimin e rezistencës së tyre ndaj depërtimit me mjete të vogla të dorës.

Kamerat dhe sensorët do të përfshihen në planin përfundimtar të murit. Katër kompani janë zgjedhur që të ndërtojnë prototipet por muri përfundimtar ka të ngjarë të bazohet në një bashkim të karakteristikave të dizajnit.

 

98032142_088fe21c-554b-4655-bb2f-3a060e699d81.jpg

Çdo mur do të kushtojë deri në 450,000 dollarë dhe do të paguhet nga fondet federale të cilat tashmë janë sanksionuar. Megjithatë, Trump ka kërkuar nga Kongresi për të filluar ndërtimin e murit përfundimtar.

 Gjatë fushatës së tij, Trump këmbënguli se Meksika do të paguante për strukturën e murit. Trump ka thënë poashtu se disa pjesë të murit mund të jenë transparente në mënyrë që njerëzit në anën amerikane të mos mund të goditen me çanta droge të hedhura nga Meksika, shkruan klankosova.

Ai gjithashtu ka sugjeruar se pjesët e murit mund të mbulohen në panele diellore.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011762857437134
array(1) { ["section"]=> string(52) "nis-ndertimi-i-murit-mes-amerikes-dhe-meksikes-93822" }